www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tesla tërheq 2 makina nga tregu amerikan, shkak problemet me sistemin e pilotit automatik

Posted on December 22, 2023December 22, 2023 by User User1

Tesla po tërheq rreth 2 milionë makina nga tregu amerikan për shkak të problemeve me sistemin e pilotit automatik.

Tesla, kompania elektrike e automjeve, do të instalojë tek këto makina masa të reja sigurie që lidhen me këtë sistem.

Kompania, që zotërohet nga miliarderi Elon Musk, bëri të ditur se do të përditësojë softuerin me sinjalizime shtesë atyre aktuale që kanë të bëjnë me shoferin kur cakton pilotin automatik.

Shkak për tërheqjen e 2 milionë makinave nga tregu amerikan është bërë një raport i Administratës amerikane të Sigurisë së Trafikut që zbuloi se shumë automjete Tesla goditën makina të parkuara gjatë aktivizimit të sistemit autopilot.

Piloti automatik i Teslas u mundëson makinave elektrike që të përshpejtojnë automatikisht shpejtësinë, të frenojnë automatikisht brenda korsisë së tyre, ndërsa me përmirësimet që synohet të bëhen, Tesla mund të ndihmojë në ndyshimin e korsisë nëpër autostrada, por pa i bërë autonome./tvklan.al

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara