www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Prej 1 janarit, do të thjeshtësohet procedura për punësime në sektorin publik

Posted on December 22, 2023December 22, 2023 by User User1

Nga 1 janari, Ministria e Financave nuk do të japë më pëlqimin për punësim, por drejtuesit e institucioneve buxhetore të shtetit do të vendosin vetë në përputhje me planin financiar vjetor dhe rishikimin e punësimit, shkruan TV21. 

Që kjo të hyjë në fuqi, së pari duhet të miratohet Ligji për Buxhetin dhe Ligji për zbatimin e Buxhetit. Që të bëhet një punësim të ri, titullari i institucionit duhet të paraqesë një deklaratë në Agjencinë e Punësimit ose në Agjencinë e Nëpunësve Civil, në të cilën do të konfirmojë me përgjegjësi të plotë materiale dhe penale se janë siguruar mjete për punësimin e ri në buxhetin e institucionit. Sipas ministrit të Financave, Fatmir Besimi, kontrolli i procesit të punësimit do të jetë plani financiar dhe rishikimi i punësimit, të cilat do të miratohen nga Qeveria çdo vit.

Shpërdorimet e eventuale do të mund të raportohen nga vetë punonjësit, ndërsa për deklaratë të gabuar udhëheqësi do të ndiqet penalisht nga prokuroria publike dhe gjykatat.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara