www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Trajneri i Lille, Paulo Fonseca me fjalë krenarie për Zhegrovën

Posted on December 21, 2023December 21, 2023 by User User1

Paulo Fonseca, trajneri i ekipit të Lilles ka vlerësuar lart progresin e Edon Zhegrovës, i cili është duke u afirmuar si një nga figurat kryesore në ekipin francez në Ligue 1.

Performanca e tij e shkëlqyer u bë e dukshme në ndeshjen e fundit të Lillet kundër Paris Saint-Germain, e cila përfundoi në barazim 1-1, siç ka raportuar gazeta “L’Equipe” të mërkurën.

Pavarësisht faktit që nuk arriti të shënonte apo të kishte asistime, sulmuesi anësor tregoi aftësi të jashtëzakonshme në fushë, duke i dhënë një kohë të vështirë mbrojtjes së PSG dhe mbrojtësit të njohur Lucas Hernandez, dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

24-vjeçari jo vetëm ka përmirësuar statistikat në termat e driblimeve, por gjithashtu ka kontribuar me tri gola dhe pesë asistime në ndeshjet e këtij edicioni me Lillet. Megjithatë, kontributi i tij është shumë më i gjerë se kaq.

“Nuk mund të them shumë gjëra të mira për Edonin për shkak se do të mendoj pastaj se është më i mirë në botë”, ka thënë me humor Fonseca.

Trajneri ka pranuar se Zhegrova ka bërë hapa të mëdhenj që nga ardhja e tij në Lille nga Baseli në janar të vitit të kaluar, duke u transformuar në një lojtar që punon për ekipin dhe kupton dinamikat e lojës.

“Ai është përmirësuar shumë, ka ndryshuar shumë në të gjitha aspektet.. Tani Edoni luan për ekipin, merr vendime për ekipin, i kupton momentet e ndeshjes”, thekson Fonseca.

Ajo që tërheq veçanërisht vëmendjen e trajnerit është përmirësimi i Zhegrovës në mbrojtje, një aspekt kyç i zhvillimit të tij që e ka bërë Fonsecan të ndihet krenar.

“Ajo që më gëzon më së shumti është aspekti defensiv i Edonit. Ai është bërë lojtar që i ndihmon gjithë ekipit nëpërmjet lojës së tij”, pranon trajneri.

E ardhmja e Zhegrovës te Lille është në ajër, sidomos me paraqitje të tilla, ndërsa kontrata zgjat deri në verën e vitit 2026.

Lajmet e fundit…

  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara