www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të dhënat që kurrë nuk duhet t’i ndani në rrjetet sociale

Posted on December 21, 2023December 21, 2023 by User User1

Shumë shqetësohen për atë që bëjnë rrjetet sociale me të dhënat e tyre, por shpesh japim më shumë informacione për veten tonë sesa e kuptojmë. Më poshtë janë disa nga llojet e informacioneve që nuk duhet t’i shpërndani kurrë në internet, për të ruajtur sa më shumë sigurinë tuaj.

Planet e udhëtimit

Mendoni dy herë përpara se të mburreni për pushimet tuaja të ardhshme ose të postoni foto ndërsa jeni në një udhëtim. Asnjëherë nuk e dini se kush mund ta shohë këtë informacion. Dikush mund të përfitojë nga fakti që nuk jeni në shtëpi për momentin për të grabitur shtëpinë tuaj.

Vendndodhja

Rrjetet sociale përdorin vendndodhjen gjeografike për t’ju lejuar të etiketoni vendndodhjen tuaj në postime. Megjithatë, në shumicën e rasteve jo të gjithë kanë nevojë të dinë se ku jeni dhe kontrolloni nëse vendndodhja shtohet automatikisht pasi mund të mbetet në të dhënat e fotografisë.

Të dhënat e identifikimit

Kurrë mos shpërndani në rrjetet sociale foto që tregojnë identitetin tuaj, pasaportën, të gjitha të dhënat e kartës bankare, etj. E thjeshtë – nuk ka nevojë për të (askush nuk ka të drejtë t’ju kërkojë atë), dhe mund t’ju shkaktojë dëme të jashtëzakonshme.

Gjërat e shtrenjta që keni blerë

Një televizor i ri, një veturë, një telefon, një bizhuteri… çdo gjë që kushton shtrenjtë ndoshta ju “sfidon” të mburreni me miqtë tuaj në rrjetet sociale, por është më mirë të përmbaheni dhe të mos e bëni. Ngjashëm me njoftimin se po shkoni në një udhëtim – kjo është thjesht ftesë për hajdutë të mundshëm.

Informacion nga jeta personale

Jeni të zemëruar me shefin, shokun ose anëtarin e familjes. Ndodh, por nëse shkruani diçka të shëmtuar për ta me emrin e tyre, ose jepni disa detaje që ata nuk do të donin t’i dinin, mund të futeni në telashe edhe më të mëdha.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara