www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

‘HuffPost’ rendit Tiranën si një nga destinacionet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2024

Posted on December 21, 2023December 21, 2023 by User User1

Gazeta “HuffPost”, e ka renditur Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, si një nga destinacionet më të mira për të kaluar pushimet në vitin 2024.

Kryeministri, Edi Rama ka postuar në rrjetin social Facebook artikullin i cili flet për mundësinë për të kaluar pushimet në Tiranë, së bashku me disa foto të cilat pasqyrojnë kryeqytetin shqiptar.

“Vit pas viti, udhëtarët amerikanë dynden drejt destinacioneve si Parisi, Kankun dhe Londra. Ndërsa këto vende janë të njohura për një arsye, ka shumë vende të tjera në zhvillim për të tërhequr më shumë turistë në të ardhmen”, shkruan HuffPost.

Megjithatë, Tirana ende nuk është destinacion i pushuesëve, mirëpo ata kanë shkruar se mund të jetë një destinacion ideal për dikë që kërkon diçka më ndryshe.

“Shumica e njerëzve ende nuk e kanë zbuluar atë, por fluturimet dhe infrastruktura turistike janë në përmirësim, dhe ka më pak turma në krahasim me destinacionet në trend evropian si Italia, Greqia apo Portugalia,” tha Laura Lindsay, eksperte e tendencave të udhëtimit global në Skyscanner. “Plazhet e bukura të Rivierës Shqiptare dhe kostoja më e lirë e jetesës e bëjnë atë një destinacion të shkëlqyeshëm për verën. Shqipëria ka qytete historike për t’u eksploruar dhe një skenë festivalesh në zhvillim, me ngjarje që zënë vendin e tyre në të gjithë kalendarin muzikor botëror”, shkruhet në artikull.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara