www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Stoltenberg në fjalimin e fundvitit përmend rëndësinë e sigurisë në Kosovë për paqe në Ballkanin Perëndimor

Posted on December 20, 2023December 20, 2023 by User User1

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka përmendur sigurinë në Kosovë, si rol jetik për stabilitet në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Këtë ai e tha në fjalimin e tij të fundvitit, ndërsa falënderoi të gjithë aleatët për mbështetjen, dhe të gjithë trupat përfshirë dhe ato të KFOR-it në Kosovë, për gjithë shërbimin në mbrojtje të paqes, transmeton klankosova.tv.

”Ndihma për të ruajtur një mjedis paqësor dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, shprehet ai mes tjerash.

Në fund të fjalimit të cilin e ndau përmes platformës X, ai uroi të gjithë për festat e fundvitit.

”Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkojnë për forcat tona #NATO. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri”.

At this time of year, my deepest thanks and respect go to our #NATO forces. Their service keeps us safe, secure and free. Happy holidays and best wishes for the New Year. pic.twitter.com/6AE8vOzQ1Y

— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) December 20, 2023

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara