“Hristian Mickoski konfirmoi se DPMNE-ja e tij kërkon bllokadë të plotë të procesit të integrimit evropian të vendit. I pyetur për kundërshtimin e DPMNE-së për votimin e amendamenteve kushtetuese dhe se kjo mund të nënkuptojë edhe 10 vite të bllokimit të hyrjes në BE, Mickoski tha, citoj: “Mund të jenë njëqind vjet” dhe shtoi “dhe ndoshta nuk do të jetë kurrë”, përcjell FLAKA.
Këtë, ndër të tjera, sot në një konferencë për media e deklaroi deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski.
Ai beson se “Njohja e Mickoskit është konfirmim i qartë, me DPMNE-në dhe Të Majtën, nuk ka anëtarësim në BE, nuk ka përparim, nuk ka të ardhme. Koalicioni anti-evropian i DPMNE-së dhe i së Majtës dëshiron ta kthejë vendin në të kaluarën e errët, të izoluar, në kundërshtim me të gjithë”.
“Frenimi i rrugës europiane është në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve, në një standard më të lartë, paga më të larta, pensione më të larta, një të ardhme më të mirë për të rinjtë. Këtë e kemi parë një herë, kur kemi ngecur për 11 vjet. Koalicioni antievropian i DPMNE-së dhe së Majtës është një kërcënim për të ardhmen evropiane të vendit dhe duhet mposhtur. Zgjedhjet do të jenë një lloj referendumi për të ardhmen e vendit. Zgjedhja është e qartë, progres dhe anëtarësim në BE me LSDM-në, izolim dhe stagnim me DPMNE-në”, tha Kaevski. FLAKA
