www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bebe Rexha arrin në Arabinë Saudite, pritet të performojë në Kampionatin Botëror të Klubeve të FIFA-s 2023

Posted on December 20, 2023December 20, 2023 by User User1

Bebe Rexha, ndër talentet më të njohura të skenës muzikore ndërkombëtare me origjinë shqiptare, ka ndërmarrë një udhëtim të veçantë drejt Lindjes së Mesme.

Këngëtarja e famshme ka arritur në Jeddah të Arabisë Saudite, dhe ka ndarë me fansat mbërritjen e saj përmes një videoje të shpërndarë në InstaStory.

FOTO: BEBE REXHA /INSTAGRAM

Në një pjesë të video, Bebe shfaqet e mbuluar me hijab, gjest i cili tregon respektin dhe adaptimin ndaj kulturës dhe zakoneve fetare të vendit pritës.

Në video, Bebe shfaqet teksa udhëton në qytetin historik të Jeddah duke marrë një pamje të jetës lokale, duke përfshirë edhe gjurmë të qytetërimit tradicional saudit.

Ajo është e shoqëruar nga babai i saj, Flamuri Rexha, i cili duket se e ndihmon të zbulojë bukuritë dhe veçoritë e kësaj perle të Arabisë Saudite, shkruan Telegrafi,

Arsyeja e vizitës së saj është profesionale dhe tejet prestigjioze. Bebe Rexha pritet marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Kampionatit Botëror të Klubeve të FIFA-s 2023.

Pak kohë më parë, ajo bëri të ditur se ishte zgjedhur të jetë interpretuesja e himnit zyrtar të këtij eventi sportiv, me këngën që titullohet “It’s On”.

Zëri dhe shfaqja e Bebe Rexhës janë të njohura për të tërhequr dhe bashkuar njerëz nga të gjitha anët e botës, dhe performanca e saj në një ngjarje kaq të madhe si ‘FIFA Club World Cup’ do të shërbejë si një dritare e re për të dëshmuar aftësitë e saj si artiste e klasit botëror.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara