www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rikthehet në skenë emri i Ljubço Palevski Palço, LSDM akuzon VMRO-në!

Posted on December 19, 2023December 19, 2023 by User User1

Ljupço Palevski tashmë nuk është emër i panjohur, por sëfundmi emri i tij është rikthyer në vëmendjen e qytetarëve pas akuzave të LSDM-së se ky i fundit është person i afërt me VMRO-në. Kush është në të vërtetë Lupço Palevski-Palço i cili dyshohet për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezovski? Mediat vendore shkruajnë se ai është mirë i njohur për opinionin sepse ka një parti të djathtë pro-ruse dhe është marrë me ndërtimtari. Gjithashtu ka qenë pronar i javores Start dhe autor i podcast-it “Teshki Muabeti”. Palço emër më i njohur është për policinë sesa për fqinjët e tij, pasi shpesh herë për arsye të ndryshme ka qenë i arrestuar. Madje, thuhet që Palevski mund të ketë keqtrajtuar 50-100 fëmijë, ka bërë narkomanë në rrugë dhe pas tij ka qenë dikush nga MPB, shkruan Zhurnal.

Kush është Ljupço Palevski Palço?

Ljupço Palevski, kreu i një partie të vogël pro-ruse në Maqedoninë e Veriut, më herët ka qenë një zyrtar i LSDM-së, për të formuar pastaj partinë e tij, të cilën pretendonte që do ta bëjë një parti etnikisht të pastër të e maqedonasve, sepse shqiptarët tashmë kishin formuar disa parti politike dhe partitë maqedonase ishin gjithmonë me përbërje të përzier etnike.

Ljupço Palevski njihet si një delikuent i madh. Ai ishte thirrur në polici dhe në marrje në pyetje në PSP sepse emri i tij është i lidhur me bisedat e përgjuara, gjegjësisht bisedat private që janë publikuar në “YouTube”. nën përdoruesin “Nikola Tesla”. Në maj të vitit 2023, Palevski u kap së bashku me tre persona të tjerë në flagrancë nga Policia, derisa ishin duke kërkar ar. Në ato momente, kishte tentuar të flakë armën për të cilën kishte vetëm leje për ta poseduar, e jo për ta mbajtur.

Më herët, Ljupço Palevski në mënyrë të kundërligjshme e ka marrë kompensimin prej një milion e njëqind mijë eurosh. Këtë e konstatoi Gjykata e Lartë, pas shqyrtimit të dokumenteve të dhëna nga agjencia kundër korrupsionit. Ndërkohë, dy milionë e 700 mijë euro përfunduan në duart e vetëm tre personave me rastin e bariut Isnifaris Xhemaili. Një nga ata ishte edhe Ljupço Palevski.

Lupço Palevski – Pallço është ish-pronar i një kompanie ndërtimore, pronar I javores “Start” dhe një Televizioni lokal. Ai ka qenë në paraburgim ekstradimi në Beograd. Në shtator 2020 ishte arrestuar në aeroportin e Beogradit rrugës për në Moskë, kurse pas 8 muajve sërish ishte lënë I lirë. Ishte arrestuar pas një fletarresti të Kroacisë, për borxhe të kompanisë së tij në këtë vend. Derisa i gjithë opinioni ishte në kërkim të 14-vjecares, Palevski gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktiv në Facebook, duke publikuar mesazhe politike me përmbajtje nacionaliste dhe anti-perëndimore.

Rikthehet emri i Palços në skenë LSDM akuzon VMRO-në se janë të afërt –

LSDM e konsideron skandal që lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, ka pranuar publikisht se ka pasur takim me Ljupço Palevski-Palco, i dyshuar për dy vrasjet e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Nga LSDM thonë se Palevski ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i regjimit të VMRO-DPMNE-së, por edhe partnerin e tyre të koalicionit të majtë dhe së bashku kanë qenë pjesë e protestave të dhunshme me gijotina dhe moto kokteje para Kuvendit kundër propozimit francez.

“Mickovski po ashtu ka pranuar se nuk ka informacion për rastin e dy vrasjeve të tmerrshme, ndonëse deri para disa ditësh ka pohuar se ka informacion të fortë për rastin.

Mickovski e kapi veten në gënjeshtrat e tij. Është vërtetuar se ai është manipulues, i cili keqpërdor rastin e vrasjes së fëmijës për përfitime politike”, thuhet në komunikatën e partisë së LSDM-së.

Nga ana tjetër, Hristijan Mickovski, lideri i VMRO-së, ka deklaruar në një intervistë për emisionin “360 gradë” se Ljupço Palevski, nuk ka lidhje me të dhe VMRO nuk ka pasur asnjë lidhje me Palevskin.

“Në rastin nuk ishin mesazhe politike, por fyerje ndaj meje dhe familjes sime, konkretisht ndaj djalit tim të madh. Në atë takim pyetja ime ishte pse dhe cilat janë argumentet, për t’i dëgjuar. Nuk kam dëgjuar asnjë argument, por përkundrazi ka ardhur një kërkesë që VMRO të ndihmojë në mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për regjistrimin e personit si parti politike. Natyrisht, ne nuk e ndihmuam, por tre-katër vjet më vonë, të gjithë ishim dëshmitarë se ai arriti të regjistrojë një parti politike me emrin “e Djathta”. Pyetja është se kush e ka ndihmuar dhe publiku dhe ne që jemi në politikë e dimë saktësisht se kush e ka ndihmuar. Shikoni personat që janë nënshkruar dhe do të merrni përgjigjet”, tha Mickovski.

Ku mbeti çështja e vrasjes e 14-vjeçares, Vanja Gjorçevska?

Nuk dihet akoma nëse autoritetet turke kanë njoftuar institucionet vendase për ADN-në e të dyshuarit për vrasjen e Vanja Gjorçevskës, Lupço Pallovski-Pallço i cili për momentin ndodhet në paraburgim ekstradues në Turqi.

Prokuroria Publike thotë se të gjitha materialet janë duke u grumbulluar, por nuk precizon për një informacion të tillë, ndërkohë nga Ministria e Drejtësisë thonë se në adresë të tyre nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet turke që ndërlidhet me ADN-në e të dyshuarit të parë. Organi i akuzës ka njoftuar gjithashtu se akoma nuk e ka pranuar as ekspertizën nga Instituti i mjekësisë ligjore, pavarësisht se nga vrasja e 14 vjeçares Gjorçevska po bëhen tashmë 3 javë.

Kujtojmë që, të dyshuarit tjetër ndodhen në paraburgim hetues, ndërsa ekstradimi i të dyshuarit të parë është në procedurë e sipër. Ligjërisht procedura zgjatë 40 ditë, ndërsa subjekti i ekstradimit gëzon edhe të drejtën e ankesës para organeve ligj zbatuese të shtetit ku po mbahet në cilësinë e të paraburgosurit mbi bazën e flet-arrestit ndërkombëtarë. Vanja Gjorçevska u kidnapua dhe u vra më 27 nëntor mbi motive financiare, por organi i akuzës akoma nuk i ka konfirmuar arsyet e vërteta të vrasjes së saj dhe 74 vjeçarit nga Velesi. /Zhurnal.mk

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara