www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qyteti i Shkupit me angazhim maksimal për rikonstruktimin e këndeve sportive të shkollave

Posted on December 19, 2023December 19, 2023 by User User1

Këtë vit janë rikonstruktuar këndet sportive të shkollave të mesme të qytetit të Shkupit “Pançe Arsovski” dhe “Saraj”, ndërsa sallat sportive të shkollave Gjorgi Dimitrov dhe Marija Kiri Sklodovska janë rikonstruktuar plotësisht. Në kuadër të aktiviteteve, në shkollën e mesme të qytetit të Shkupit “Vasil Antevski Dren”, nxënësit tani kanë qasje në një kënd të rikonstruktuar sportiv për basketboll, i cili u ofron nxënësve të shkollave të mesme dhe stafit mësimdhënës kushte të shkëlqyera për mirëmbajtjen e mësimit, të edukimit fizik, sportit dhe rekreacionit.

Qyteti i Shkupit njëkohësisht filloi me zbatimin e projektit nga programi Për Shkupin modern, i cili realizon ngritjen e zonave të fitnesit në natyrë me pajisje moderne fitnesi në oborret e shkollave, të cilat synojnë të nxisin zakonet e jetesës së shëndetshme tek nxënësit. Nëpërmjet këtyre investimeve u mundësohet sportistëve të rinj që marrin pjesë në ligën shkollore, por edhe të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të stërviten dhe të përmirësohen, gjë që i bën terrenet e jashtme sportive, gjimnazet dhe zonat e fitnesit një vend të mrekullueshëm për shoqërim dhe sport, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara