Në fjalimin e tij vjetor para deputetëve, presidenti Stevo Pendarovski doli edhe për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinë, shkruan TV21. I pari i shtetit tha se Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi për jetët e civilëve, grave dhe fëmijëve palestinezë.
Elementi i parë i këtij pozicioni është që HAMAS-i është organizatë terroriste dhe besoj që ka ardhur koha që ne këtë si shtet ta konfirmojmë edhe me vendim formal. E dyta, Izraeli sipas të gjitha akteve ndërkombëtare ka të drejtë të vetëmbrojtjes. E treta, sipas dokumenteve të njëjta ndërkombëtare, duhet të mbajë përgjegjësi jo për terroristët e HAMAS-it, por për të drejtat njerëzore të palestinezëve. Në këtë kuptim, armata izraelite duhet të përdorë forcë proporcionale vdekjeprurëse dhe pa dallim t’i mbrojë jetët e civilëve, grave dhe fëmijëve”, tha Pendarovski./tv21.tv
