www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fest 62 në RTSH, nis nata e parë e Festivalit! 16 këngëtarë ngjiten në skenën magjike

Posted on December 19, 2023 by User User1

Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH ka ngritur siparin mbrëmjen e sotme, duke nisur kështu udhëtimin e 4 netëve magjike në transmetim televiziv.

Nën moderimin e Kledi Kadiu, Adriana Matoshit, Krisa Caushit dhe Xhuliano Xhules, mbrëmja e sotme premton plot surpriza dhe momente emocionuese.

Në skenën e “Pallatit të Kongreseve” do të ngjiten në këtë natë të parë 16 këngë, në garën për të lënë gjurmën e tyre në muzikën shqiptare, si edhe për ëndrrën drejt edicionit të 68-të të Festivalit Europian që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Fest 62, eventi më i rëndësishëm muzikor në vend, ka rezervuar plot surpriza për publikun këtë mbrëmje, teksa në skenë do të performojë edhe këngëtari i famshëm italian, Umberto Tozzi, i cili do të sjellë një kolazh të hiteve të tij ndër vite.

Publiku do të njihet sonte për herë të parë me këngët pjesëmarrëse në Festival, ndërsa artistët që do të performojnë në këtë natë të parë janë: Stivi Ushe; Besa Kokëdhima; Mal Retkoceri; Eldis Arrnjeti; Shpat Deda; Jehona Ponari; Peter Pan Quartet; Festina Mejzini; Kastro Zizo; Luan Durmishi; Melodajn Mancaku; Olsi Ballta; Andi Tanko; Sergio Hajdini; Santino De Bartolo; Olimpia Smajlaj.

Festivali i 62 i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të arrijë tek çdo shqiptar kudo në botë. Katër netët e festivalit do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH-1, Radio Tirana 1 dhe RTSH muzikë. Gjithashtu edhe neYoutube.

Ndërkohë tre netët e para të Fest 62 do të kenë mundësi t’i ndjekin drejtpërdrejt edhe teleshikuesit nga Kosova përmes valëve të kanalit muzikor të RTK dhe nata finale do të transmetohet në kanalin kryesor të Radio Televizionit të Kosovës.

Po ashtu nata finale do të transmetohet live edhe në Maqedoninë e Veriut dhe do të vijë përmes valëve të kanalit të dytë maqedonas, atij në gjuhën shqipe.

Libreti i Festivalit të këtij viti i është besuar një figure të njohur tashmë në fushën e letrave, Enkel Demi. Ndërsa regjia i është besuar njërit prej mjeshtrave të artit televiziv, Pali Kuke. Ndërkohë, Elton Dedën këtë radhë nuk do ta shohim vetëm në fushën e interpretimit dhe kompozimit, por në Festivalin e 62 ai vjen edhe si drejtuesi i band dhe pianisti i Festivalit. Bojken Lako është Drejtori Artistik i Fest 62./RTSH

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara