www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Do të blihen 22 autoambulanca për nevojat e sistemit të emergjencës shëndetësore

Posted on December 19, 2023December 19, 2023 by User User1

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se me vendim të Qeverisë, do të blihen 22 autoambulanca për nevojat e sistemit të emergjencës shëndetësore në vendin tonë, përcjell TV21. Ende nuk dihet se sa do të kushtojnë të njëjtat.

“Për këtë qëllim, Ministria përgatiti dhe dorëzoi në Qeveri informacionin për dhënien e pëlqimit për marrjen e detyrimeve, pagesa e të cilave kërkon përdorimin e mjeteve buxhetore në vitet e ardhshme të Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e 22 autoambulancave. Këto automjete do të kenë pajisje të përmirësuara mjekësore për nevojat e institucioneve në shtet, në bazë të të cilave Qeveria ka dhënë pëlqimin për blerjen e 22 autoambulancave me pajisje të përmirësuara mjekësore, sipas Ekstraktit nga Projektprocesverbali i seancës së 180-të të Qeverisë së mbajtur më dt. 22 gusht 2023. Procedura për prokurimin publik të 22 autoambulancave me pajisje të përmirësuara mjekësore është publikuar në Sistemin Elektronik për Prokurim Publik më 05.12.2023, me numër shpalljeje 21959/2023. Për momentin procedura është në fazën e dorëzimit të ofertave tek operatorët ekonomikë dhe afati i dorëzimit skadon më 05.01.2024”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MSH-së.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara