www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Opozita serbe kërkon anulimin e zgjedhjeve në Beograd!

Posted on December 18, 2023December 18, 2023 by User User1

Koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” pretendoi se Partia Progresive Serbe (SNS) ka marrë 21 mijë vota më shumë se lista e saj në zgjedhjet në Beograd.

Duke pasur parasysh se më shumë se 40 mijë persona pa vendbanim të ligjshëm u sollën në Beograd në mënyrë të organizuar për të mbështetur listën e SNS-së, e cila ndryshoi në mënyrë drastike vullnetin elektoral të qytetarëve të Beogradit, ne kërkojmë anulimin e zgjedhjeve në qytetin e Beogradit dhe përsëritjen e votimit për Kuvendin Komunal.

Nga ky koalicion u kërkua “pastrimi i listës zgjedhore”. Më herët, SNS hodhi poshtë akuzat se ka ndikuar në vullnetin e qytetarëve gjatë zgjedhjeve të djeshme. Kryetari Millosh Vuçeviç deklaroi se është “i sigurt” se lista e tij fitoi në kryeqytetin Beograd dhe beson se Aleksandar Shapiç do të jetë “kryetari i ri apo i vjetër” i qytetit.

Dje Serbia mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare e lokale. Pjesëmarrja ishte 57.65%. Sipas Komisionit Republikan Zgjedhor, deri tani janë numëruar votat për zgjedhjet parlamentare në pothuajse 35 qendra të votimit.

Referuar rezultateve paraprake, lista zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Serbia nuk guxon të ndalet”, fitoi 50.42% të votave në zgjedhjet parlamentare, ndërsa “Serbia kundër dhunës”, 19.25%. E treta është lista “Ivica Daçiç – kryeministër i Serbisë”, me 7.19%. Në vendin e katërt u rendit “Shpresë për Serbinë” me 4.45% të votave, ndjekur nga “Ne – Zëri i popullit”, me 4.06.

Ndërkaq, “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, sipas rezultateve paraprake, ka siguruar 0.79% të votave. Kjo listë pritet të fitojë një vend në Parlamentin serb. Në këto zgjedhje, banorët serbë të Kosovës udhëtuan drejt Serbisë për të votuar. Kjo pasi votimet nuk u lejuan të mbahen në territorin e Kosovës, ndryshe nga vitet e kaluara.

Ata kanë mundur të votojnë në katër qytete në jug të Serbisë: Vranjë, Kurshumli, Rashkë e Tutin. Qeveria e Kosovës ka kërkuar që shteti i Serbisë t’i bënte kërkesë të drejtpërdrejtë për mbajtjen e zgjedhjeve, por Beogradi zyrtar refuzoi.

Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë ishin ato të 21 qershorit 2020. Ato zgjedhje u zhvilluan sipas një praktike të mëparshme ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) grumbullonte votat. Më pas, ato vota janë numëruar në Rashkë e Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara