www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Adele nënshkruan një kontratë paramartesore me Rich Paul!

Posted on December 18, 2023December 18, 2023 by User User1

Këngëtarja e njohur Adele ka konfirmuar martesën e saj me Rich Paul. Dyshja u përfol se u martuan vitin e kaluar. Ndërkaq, së fundmi duket se është konfirmuar gjithçka në shfaqjen komedike të të dashurit të saj Alan Carr në Los Angeles. Një spektator shpjegoi: “Isha në shfaqjen komedike të Alan Carr në LA sonte dhe Adele ishte në audiencë. Alan pyeti audiencën nëse dikush ishte martuar kohët e fundit dhe Adele bërtiti: “U martova”.

Ndërkaq, thuhet se Adele dhe Rich Paul kanë nënshkruar një marrëveshje paramartesore për të mbrojtur pasurinë e saj prej 220 milionë dollarësh. RadarOnline pretendon se miqtë e Adele ishin ata që e kërkuan të vendoste kontratën paramartesore për të mbrojtur pasuritë e saj. Adele ka një pasuri prej 220 milionë dollarësh për të mbrojtur, e cila përfshin fitimet e saj nga koncertet, shitjet e katër albumeve të saj dhe 34 milionë dollarë të tjera në shitje digjitale.

Ndërkaq, muajin e kaluar, Paul tregoi se si ai dhe Adele ndihmuan njëri-tjetrin gjatë marrëdhënies së tyre 2-vjeçare. Duke u shfaqur në “CBS Mornings” 41-vjeçari tha për partneren e tij këto fjalë:

Ajo ka qenë e mrekullueshme, mendoj se do të pajtohej që ne patjetër e ndihmuam njëri-tjetrin. Unë jam në një hapësirë të mirë, ne jemi në një hapësirë të mirë dhe të lumtur. Ajo është e shkëlqyer. Ajo ka qenë e mrekullueshme për mua. Ne kemi qenë të shkëlqyer për njëri-tjetrin.

Rikujtojmë se ikona e muzikës botërore, në mënyrë të guximshme tregoi për të gjithë ndjekësit e saj se është duke u përballur me një infeksion bakterial në lëkurë, për të cilin ajo nuk kishte dëgjuar kurrë më parë, por që shfaqet shpesh në verë. Sipas Adele ky infeksion mund t’i jetë shkaktuar nga djersitja dhe prania e dritave intensive të skenës, gjatë performancës së saj në “The Colosseum” në “Caesars Palace”.

Lajmet e fundit…

  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!
  • Real Sociedad shpallet kampion i kupë së Spanjës
  • Keqperdorime te veturave zyrtare në ministrinë e Stoilkoviçit!
  • Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trumpi thotë se “ata s’mund të na shantazhojnë”
  • Nga arti në politikë: Adis Ismaili në krye të Nëndegës Beliçica të BDI-së në Gostivar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara