www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gura: Nëse ASH shkon e vetme në zgjedhje, BDI-ja del partia e parë!

Posted on December 16, 2023December 16, 2023 by User User1

Aleanca për Shqiptarët ende nuk ka thirrur kuvendin në mënyrë që të marrë vendim final se si do të pozicionohet para zgjedhjeve. Anëtari i kryesisë së ASH-së Argjent Gura në intervistë për Alsat tha se anëtarësia dëshiron ta shohë BDI-në në opozitë. Por Gura thotë se nëse partia përfundimisht vendos të shkojë e vetme në zgjedhje rrezikon që BDI-ja të dalë partia e parë te shqiptarët.

“Në situatën në të cilën ndodhemi, pushteti 20 vjeçar, klientelizmi, administrata e politizuar, shteti i kapur, prokuroria e dirigjuar nga partia në pushtet dhe sistemi zgjedhor i Dontit i cili favorizon më të fortin mendoj se në këtë situatë rrezikojmë që përsëri BDI të dalë partia e parë brenda kampusit shqiptar dhe kjo mendoj se me çdo kusht nuk duhet lejuar”, theksoi Argjent Gura, anëtar i kryesisë së ASH-së.

Kreu i ASH-së Arben Taravari disa herë ka përsëritur qëndrimin se partia pritet të shkojë e vetme në zgjedhje, por se vendimin final duhet të marrë kuvendi qendror i partisë cili drejtohet nga Ziadin Sela, e që nuk është thirrur prej kohësh. 

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara