www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Europa “nën petkun” e zbukurimeve për Krishtlindje

Posted on December 16, 2023December 16, 2023 by User User1

Dritat vezulluese dhe zbukurimet ndriçuan Romën në këto ditë të fundit të vitit.

Të dashuruarit shfrytëzuan pemën 15 metra të gjatë ngjyrë ari dhe të bardhë në sheshin kryesor në Romë për të bërë fotografi.

Dyqanet e markave më të mëdha të modës në Piazza del Popolo, u ndriçuan me 300,000 mijë drita. Pamje të mahnitshme ka edhe Vatikani, ku në qendër të Sheshin Shën Pjetër është vendosur një pemë Krishtlindjesh 28 metra.

Magjia e zbukurimeve ka përfshirë edhe Parisin i cili shkëlqen në këtë periudhë të vitit duke filluar me dritat përgjatë Champs-Élysées deri te pema me ngjyrë ylberi në Galeries Lafayette. Gjatë periudhës festive, kulla Eifel mahnit banorët dhe turistët.

Krishtlindjet në Londër janë si çdo vit shumë magjike. Rrugët e qytetit fillojnë të shkëlqejnë nga dritat. Turistët dhe vendasit mbushin rrugët e kryeqytetit britanik për të bërë blerjet e tyre, ndërsa këngëtarët në sheshin Trafalgar sjellin një frymë festive në qendër të qytetit.

Brukseli dallohet për tregun e famshëm të Krishtlindjeve, ku njerëzit kanë mundësi të konsumojnë verën karakteristike belge si dhe birrën. Mbi 2.5 milionë njerëz nga e gjithë bota vizitojnë çdo vit këtë treg. Qendra kryesore e festimeve është sheshi qendror Grand-Place ku ndodhet edhe pema e Krishtlindjes.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara