www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

BE/ Partitë fajësosjnë njëra-tjetrën për bllokim

Posted on December 16, 2023December 16, 2023 by User User1

Qytetarët do të dënojnë koalicionin antievropian në zgjedhje, thonë nga LSDM-ja duke i fajësuar VMRO-DPMNE-në dhe Të Majtën si arsye kryesore se pse vendi u bllokua në rrugën eurointegruese.

“Bllokadat e koalicionit antievropian të DPMNE-së dhe të Majtës janë arsyeja e vetme, pavarësisht se kemi një proces skrining të përfunduar me sukses, pavarësisht se kemi mbështetje të fortë dhe të qartë dhe dyer të hapura në BE-së. Konkluzionet e Këshillit Evropian janë të qarta, kemi pasur një skrining të suksesshëm dhe konferenca e dytë ndërqeveritare do të thirret pa vonesë për të hapur kapitujt pas miratimit të amendamenteve kushtetuese”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

LSD janë aq të shkëputur nga realiteti sa nuk e kuptojnë se marrëzitë e llojit fajin e ka VMRO pse nuk ka fillim negociatash, askush nuk i pranon më si argument, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

“Në vend që të humbin kohë në konferenca për shtyp, le të thërrasin Olaf Sholcin, kancelarin e Gjermanisë dhe një mik të Maqedonisë, i cili është edhe kryetar i një partie simotër të LSD-së, pasi ai e bindi Orbanin të largohej nga takimi për të kaluar vendimin për Ukrainën, ta bëjë të njëjtën gjë me Bullgarinë për ne. Nëse kjo nuk ndodh, është e qartë se Bullgaria nuk është arsyeja e vetme e bllokimit të integrimeve në BE, por krimi dhe marrëzia e qeverisë, kurse anëtarët e mëdhenj të BE-së e fshehin atë pas Bullgarisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Këshilli i Bashkimit Evropian, ditë më parë, në një samit që mund të ishte vendimtar për vendin nëse do të ishin përmbushur kushtet miratoi konkluzionet në të cilat kërkoi që të zbatohen reforma në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe administratës publike, por edhe që marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë të respektohen.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara