www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ahmeti: Rinia do të rikthehet në vendlindje

Posted on December 16, 2023December 16, 2023 by User User1

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përsëritur qëndrimin e tij, se Fronti Evropian është bashkimi që do të anëtarësojë vendin në BE. Para të rinjve në Tetovë, ai tha se anëtarësimi në BE do të ndihmojë kthimin e rinisë në vendlindje.

“Pse Front për Evropë. Po shërbim më të madh kombit, shtetit nuk mundemi t’i bëjmë se sa ta anëtarësojmë në Bashkimin Europian. Sepse duke u anëtarësuar në BE, mund të ndalim pakësimin e njerëzve, rinia po ikin, po largohen. Me anëtarësimin në BE mund të planifikohet për kthimin e atyre që janë jashtë, sepse anëtarësimi në BE ka beneficione, ka përfitime, me kredi falas, mbështetje, për ti përafruar standardet me BE-në”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Kreu i BDI-së gjithashtu theksoi se BDI është partia e cila e ka elektoratin më besnik. Ai theksoi se fitorja e partisë së tij në zgjedhjet e ardhshme është e padiskutueshme.

“Para nesh ka shumë punë, mbi të gjitha jam krenar që elektorat5i i BDI-së është një elektorat i betonuar, një nga elektoratet më të forta në partitë politike. Do të thotë 99% e elektoratit të BDI-së për 20 vite nuk ka votuar parti tjetër, vetëm BDI-në. Të gjitha partitë kanë nga 30%-40% ikin andej, dil këndej. BDI ka elektoratin e Betonuar, a jemi fitues nuk diskutohet për fitore, por sa do të jetë fitorja, kjo është qëllimi e sa e thellë do të jetë”, tha Ahmeti.

Ahmeti serish theksoi se BDI në Maqedoninë e Veriut udhëheq me dikasteret më të rëndësishme në vend.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara