www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Gjashtë fanella të kapitenit të Argjentinës, Leo Messi nga Kupa e Botës 2022 shiten së bashku për 7 milionë euro

Posted on December 15, 2023December 15, 2023 by User User1

Gjashtë fanella të Lionel Messit të veshura gjatë Kupës së Botës 2022 u shitën për 7.8 milionë dollarë së bashku (7 milionë euro) në një ankand të Sotheby në Nju Jork.

Messi ishte kapiten i Argjentinës në turnen e fituar ndaj Francës me penallti në finale.

Gjashtë fanellat ishin të pjesës së parë të finales, gjysmëfinales, çerekfinales, të 1/16-tës dhe dy ndeshjeve në grup.

Rekordi për një fanellë futbolli të veshur gjatë një ndeshje ishte ajo që njihet si “Dora e Zotit” e Diego Aramndo Maradona, e cila u shit për 7.1 milionë funte në 2022.

Messi, tetë herë fitues i Topit të Artë, u bë lojtari i parë në historinë e Kupës së Botës që shënon në fazën e grupeve, 1/16, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale të një turneu.

Ai luajti në të shtatë ndeshjet e Argjentinës në Kupën e Botës 2022.

“Një pjesë e të ardhurave nga ankandi do t’i dhurohet Projektit Unicas, të udhëhequr nga Spitali i Fëmijëve Sant Joan de Deu Barcelona me mbështetjen e Fondacionit Leo Messi, për të përmbushur nevojat të fëmijëve që vuajnë nga sëmundje të rralla”, ka thënë njëri nga organizatorët e ankandit.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara