www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Inter Miami e konfirmon: Futbolli shijon për herë të fundit Ronaldo kundër Messi-t!

Posted on December 13, 2023December 13, 2023 by User User1

Sfida e fundit mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të ndodhë në Riyad, në Arabinë Saudite më datë 1 shkurt 2024 dhe do të jetë pjesë e turit parasezonal të Inter Miami, skuadrës ku bën pjesë Messi që më parë do të përballet me Al Hilalin e Neymar dhe më pas me Al Nassr të Cristiano Ronaldos.

Përjetësisht rivalë, ata i dhanë kuptim me spektaklin e tyre më tepër se një dekade futbollistike duke fituar të dy bashkë plot 13 Topa të Artë, ishin përballur herën e fundit në janarin e kaluar, në një miqësore mes PSG ku luante Messi dhe një skuadre të përbërë nga një seleksion lojtarësh të Al Hilal dhe Al Nassr.

Pas një përgënjeshtrimi në fillim të nëntorit erdhi konfirmimi pikërisht nga klubi amerikan i MLS që bëri të ditur edhe datat e dy miqësoreve. Takimi u fitua nga parizienët 5-4 me një gol të Messit dhe dy nga Ronaldo. Në ndeshjet zyrtare të dy janë përballur plot 35 herë, 16 fitore për argjentinasin, 10 për portugezin dhe 9 barazime, me 21 gola të shënuar nga Messi dhe 20 nga Ronaldo.

Sfida e fundit zyrtare mes tyre ka qenë Barcelona – Juventus 0-3, në fazën e grupeve të Champions 2020-2021 me një dygolësh të Ronaldos. Një rivalitet i jashtëzakonshëm që padyshim gjeneron interes edhe për përballjen e radhës që shumëkush e ka etiketuar, “The Last Dance”, kërcimi i fundit.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara