www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Detaje nga aksioni policor në Shkup

Posted on December 13, 2023December 13, 2023 by User User1

Nga Prokuroria njoftojnë se nga bastisjet e sotme në rajonin e Shkupit, në bashkëpunim me policinë, janë arrestuar 9 persona, ndërsa 2 të tjerë janë të pakapshëm për organet e rendit, shkruan TV21, përcjell Telegrafi. Bëhet fjalë për rastin e rrënimit të hotelit “Shar An” në Çarshinë e Shkupit. Prokuroria ka urdhëruar nisjen e procedurës hetimore për personat në fjalë, pasi të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penale si shoqërim kriminel, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit si dhe dëmtim ose shkatërrimi i të mirave nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore ose gjërave të rralla natyrore.

“I dyshuari i parë, si kryetar i Bordit të drejtorëve të një shoqërie aksionare, me qëllim arritjeve të përfitimeve pasurore në mënyrë të kundërligjshme për veten dhe anëtarët e tjerë të grupit, nuk i ka kryer autorizimet e tij zyrtare të përcaktuara në Statutin e Shoqërisë dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Buxhetin e RMV-së. Ai, ndonëse e dinte se hotel “Shar An”, i cili gjendet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, përfaqëson trashëgiminë kulturore dhe është pjesë e një kompleksi monumental të mbrojtur dhe nuk mund të shitet, ai nuk ka ndërmarrë asgjë sipas kompetencave ligjore për mbrojtjen e objektit, por kërkoi nga disa prej anëtarëve të grupit që të kryenin prishjen dhe shkatërrimin e paligjshëm të tij”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Prokurorisë, ku theksohet se me prishjen e objektit buxheti i shtetit është dëmtuar për 180.000.000,00 denarë. /tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara