www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Borell: Ditëve të fundit kemi lajme të mira, Kosova dhe Serbia po lëvizin, ngadalë, por po lëvizin

Posted on December 13, 2023December 13, 2023 by User User1

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, ka folur para nisjes së Samitit të BE-Ballkan Perëndimor. Borell ka thënë se në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është investuar shumë kohë dhe energji, derisa procesi ka pasur rënie e ngritje, kriza por edhe zgjidhje.

Shefi i diplomacisë së BE-së ka veçuar marrëveshjen e fundit për energjinë, ndërkohë ka thënë se ka përparim edhe sa i përket Marrëveshjes së Ohrit dhe Aneksit të Implementimit. Borell ka thënë se ditëve të fundit ka lajme të mira, meqë Kosova dhe Serbia po lëvizin, ngadalë por që po lëvizin.

Ai ka thënë se BE-ja duhet t’i shtyjë palët në këtë rrugë.

Në veçanti është dialogu Kosovë-Serbi. Kemi investuar shumë kohë dhe energji. Ka pasur ngritje dhe rënie, shumë kriza, por edhe zgjidhje, energjia, kartat e identitetit, tabelat e veutrave. Energjia ka qenë një marrëveshje e fundit e mirë. Dhe një përparim me marrëveshjen e Ohrit dhe Aneksin e implementimit. Në ditët e fundit ka pasur lajme të mira, të dy palët po lëvizin, ngadalë, por ato po lëvizin. Dhe duhet t’i shtyjmë që të lëvizin në këtë rrugë. Sepse është e vetmja për ta, për të pasur një perspektivë të qartë evropiane“, ka thënë Borell.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara