www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Aktivizohen mashtruesit, përfitojnë nga tragjedia e vrasjes së Liridona Ademajt

Posted on December 13, 2023December 13, 2023 by User User1

Pa kaluar as dy javë nga nata kritike ku Liridona Ademaj u vra, familja e Shaban Murselit ka marr një telefonat të çuditshme gjatë së shtunës.

Një person i panjohur deri në atë moment, që ishte paraqitur si përfaqësues i një shoqate bamirësie nga Mali i Zi, i kishte njoftuar ata se kanë mbledhur pesë mijë dollarë për dy fëmijët që humbën nënën, e babai i tyre po dyshohet si organizator i rastit.

Por, që të hollat të dërgohen në familje, personi nga Mali i Zi, pati një kërkesë.

Në tërë këtë bisedë prezent ishte edhe babi i të akuzuarit të tretë për përfshirje në vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokallaj.

Për televizionin Dukagjini, ai ka treguar se si ranë pre e mashtrimit.

Baba i Kushtrim Kokallajt, Sali Kokallaj ka theksuar se “Tha duhet menjëherë me i pagu 280 euro në Western Union, se pa i pagu ato, paret nuk dalin. Mi dha 280 euro Shabani, shkova i pagova. Shkova në Bankë, ku pat me i qit paret, i tregova që kështu më ka thënë njani, jo tha s’ka kurgjo.”

I njëjti, ishte prezantuar si Rinard Gjonbalaj, përfaqësues i një shoqate humanitare nga Plava e Malit të Zi.

Televizioni, në numrin e njëjtë me të cilin Gjonbalaj kishte komunikuar me familjarët, ka komunikuar me të, por ai ka mohuar përfshirjen në këtë rast.

Personi që e ka thirr: “

Unë: T’njëjtit kanë thënë se ju i keni telefonuar dhe ju keni thënë se janë mbledhur disa të holla për dy fëmijët jetim…

Rinard:….Absolutisht nuk ka të bëjë kurgja… unë as nuk i njoh, as nuk kom të bëjë asgjë oj e nderuar me atë rast,……

Gjonbalaj, edhe më herët është përmendur si i dyshuar për mashtrime të ngjashme, duke u paraqitur si përfaqësues i bankave të ndryshime komerciale të vendit, e viktimë e tij kishin qenë shumë persona.

Me rastin, tashmë ka filluar të merret policia, pas denoncimit të bërë në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë-Gjakovë, Sheremet Elezi ka thënë “sot ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se një personit i kishte dërguar një shumë parash me mendimin se do të përdoreshin për bamirësi. Më vonë kishte kuptuar se ishte mashtruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciuar rasti ‘Mashtrim’. Rasti është duke u hetuar”.

Gjonbalaj, siç ishte raportuar vitin e kaluar, kishte shfrytëzuar identitete të ndryshme, duke u paraqitur edhe si Nardi Krasniqi, përfaqësues i një banke komerciale të vendit, e përmes rrjeteve sociale, kishte arritur të vidhte të dhënat personale dhe ato bankare të shumë kosovarëve./RTVD/

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara