www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ushtria izraelite: 20 ushtarë tanë u vranë nga “pakujdesia” në Gaza

Posted on December 12, 2023December 12, 2023 by User User1

Ushtria izraelite njoftoi të martën se 20 ushtarë të saj u vranë nga “pakujdesia” në Rripin e Gazës që nga fillimi i operacionit tokësor në enklavën e bllokuar në fund të tetorit, transmeton Anadolu.

Nga 105 ushtarë izraelitë të vrarë në Gaza që nga fillimi i operacionit tokësor më 27 tetor, 20 u vranë nga pakujdesia, që paraqet një të pestën e vdekjeve, citoi radioja e ushtrisë izraelite duke u thirrur në një deklaratë të ushtrisë.

Deklarata e ushtrisë tha gjithashtu se nga 20 ushtarët e vrarë nga “pakujdesia”, 13 ushtarë u vranë në aksidente me armë zjarri pasi u identifikuan gabimisht si persona të armatosur palestinezë.

Dy ushtarë u vranë nga automjetet ushtarake që u përmbysën mbi ta, dy të tjerë u vranë nga predha nga eksplozivi i vendosur nga vetë forcat izraelite dhe një ushtar u vra nga një plumb endacak.

Deklarata shton se ushtria vazhdimisht kryen vlerësime për luftimet e vazhdueshme në Gaza, përfshirë vlerësimin e incidenteve nga pakujdesia për të shmangur ripërsëritjen e tyre.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara