www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në shtëpinë e Bora Zemanit sot ka festë, moderatorja ndan dy gëzime në një ditë 

Posted on December 12, 2023 by User User1

Në shtëpinë e Bora Zemanit sot ka festë. Djali i moderatores së njohur, Arbori, feston ditëlindjen dhe ai mbush plot 9 vjeç.

Bora ka postuar disa imazhe në “Instastory”, ku në të parën shfaqet Arbori dhe ora “00:00”, për të treguar se kemi hyrë në ditëlindjen e tij.

“Dashuria ime!”, ka shkruar shkurt Zemani.

Ndërkohë në postimin e radhës, ajo ka zbuluar tortën e parë të ditëlindjes, në të cilën është vendosur numri 9.

Por jo vetëm kaq, pasi kjo ditë është e veçantë për moderatoren pasi ka premierën e filmit të saj “5 Herë Jo”.

Bora së bashku me Donald Veshajn janë protagonistët kryesorë të filmit, por  gjithashtu ata janë edhe producentët e tij.

Kujtojmë se një ditë para premierës absolute të filmit “5 Herë Jo”, protagonistët dhe stafi realizues dolën në një konferencë për mediat.

Në shtëpinë e Bora Zemanit sot ka festë, moderatorja ndan dy

Bora dhe Donaldi, përkatësisht Jora dhe Gjergji, të cilët do të përballen më një sërë të papriturash në botën kinemasë, artit dhe televizionit, ndanë emocionet e rolit.

“Jam ndjerë shumë mirë, gjatë gjithë xhirimeve e ndieja shumë timin të gjithë rolin. E kisha shumë të qartë se si duhet të ishte Jora”, u shpreh moderatorja e njohur.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara