www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mirësjellja nxit lumturinë

Posted on December 12, 2023December 12, 2023 by User User1

Të jesh i sjellshëm është një virtyt i vlefshëm në shoqëri. Mirësjellja është ajo që automatikisht të bën më tërheqës dhe një person më të mirë për veten dhe për të tjerët. Mirësjellja është një sjellje e ngrohtë, e sinqertë dhe e kujdesshme ndaj të tjerëve dhe vetes.

Përpos faktit që është kaq e vyer, mirësjellja ka edhe disa avantazhe:

Nxit lumturinë – Mirësjellja të bën më të lumtur, pasi kur sheh fytyra të buzëqeshura, truri yt prodhon serotoninë, i njohur si hormoni i lumturisë.

Marrëdhënie më të mirë me të tjerët – Njerëzit që tregohen të sjellshëm ndërtojnë marrëdhënie më të mira dhe të shëndetshme me të tjerët, pasi dinë t’u gjenden pranë dhe t’i dëgjojnë me kujdesë miqtë.

Më pak momente të trishta – Të sillesh mirë me të tjerët të ndihmonë të kesh më shumë vetëbesim dhe energji, çka rrit humorin e mirë dhe zvogëlon ndjesinë e trishtimit dhe depresionit.

Mirësjellja manifestohet në mënyra të ndryshme, duke nisur që nga një fjalë e ëmbël, një ton i ngrohtë, një buzëqeshje, tolerancë, durim, si dhe mirënjohje ndaj të tjerëve. Kjo të bën të dukesh një person më tërheqës, i besueshëm dhe sjell vetëm të mira në shëndetin tënd mendor, rrjedhimisht edhe atë fizik.

Ndaj, sa herë të humbësh durimin dhe do të thuash një fjalë lënduese, kujtohu se sa pozitive është mirësjellja.

Lajmet e fundit…

  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara