www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dhunë në futbollin turk, presidenti i klubit godet gjyqtarin

Posted on December 12, 2023December 12, 2023 by User User1

Presidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca ka sulmuar gjyqtarin Halil Umut Meler.

Ngjarja ka ndodhur të hënën pas barazimit me rezultat 1-1 të ndeshjes mes Ankaragucu dhe Caykur Rizespor në kuadër të Superligës së Turqisë.

Gjatë ndeshjes ku Ankaragucu nga minuta e pesëdhjetë ka mbetur me dhjetë lojtarë, si rezultat i marrjes së kartonit të kuq, Ankaragucu ka kaluar herët në epërsi, qysh në minutën e katërmbëdhjetë kur ka realizuar Moroutan, kurse barazimi ka ardhur në minutën e shtatë të kohës shtesë nga Gaich. Paraprakisht skuadrës vendase sistemi VAR i kishte anuluar një gol.

Në minutën e pestë të kohës shtesë edhe mysafirët kanë mbetur me dhjetë lojtarë.

Kur gjyqtari ka sinjalizuar për përfundimin e ndeshjes, presidenti i Ankaragucu ka hyrë në fushë duke e goditur gjyqtarin kryesor me grusht. Referi pasi ka rënë në tokë është godiur edhe me shqelma nga zyrtarë të tjerë të klubit.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara