www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

VMRO: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

Posted on December 11, 2023December 11, 2023 by User User1

Nga VMRO-DPMNE thonë se për ta, Talat Xhaferi nuk është i denjë për postin e kryeministrit në qeverinë teknike.

Nga VMRO-DPMNE, mes tjerash thonë se Xhaferi ka dezertuar nga Armata e Maqedonisë në vitin 2001, pas çka i është bashkëngjitur strukturave të UÇK-së.

“Dimitar Kovaçevski dhe LSD janë partnerë pakicë në qeverinë e BDI-së dhe Ali Ahmetit. Me mbështetjen e tij që Talat Xhaferi të jetë kryeministër, Kovaçevski konfirmoi atë që VMRO-DPMNE e ka thënë vitet e fundit, se është i gatshëm të pranojë gjithçka që BDI-ja dhe Ahmeti i ofrojnë, vetëm për të vazhduar bizneset dhe krimin. Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit teknik të qeverisë.

Talat Xhaferi nuk mund të pritet që të organizojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike, sepse si kryetar i Kuvendit ka shkelur Rregulloren dhe procedurat, ka mbyllur derën e seancës plenare që të mos lejohen të flasin deputetët e tjerë dhe me këtë ka shkelur demokracinë.

Xhaferi nuk mund të jetë kryeministër sepse dezertoi nga Ushtria e Maqedonisë në vitin 2001. Xhaferi nuk mund të jetë kryeministër sepse bllokoi ligjin për “branitellët” maqedonas.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara