www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Të “etur” për para fëmijët e Silvio Berlusconit nisin shitjen e pronave të të ndjerit 6 muaj pas vdekjes së tij!

Posted on December 11, 2023December 11, 2023 by User User1

Pas vdekjes së ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, temë e rëndësishme ka qenë ndarja e pasurisë së tij. Ajo që ish-bosi i Milanit u ka lënë fëmijëve të tij Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi llogaritet të jetë një pasuri mbi pesë miliardë euro, përfshirë këtu kompanitë e listuara, investimet e mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, vepra arti dhe likuiditet.

Pjesën më të madhe e ka Fininvest, me një vlerë prej 2.8 miliardë eurosh, bashkë me aksionet e tij në Mfe-Mediaset në grupe të tjera, konkretisht Ei Toëers dhe Prosieben, bëhen katër miliardë. Pasuritë e paluajtshme të ish-shefit të qeverisë italiane vlerësohen të jenë rreth 700 milionë euro. Në fund hyjnë edhe jahtet dhe të gjitha pikturat e shumta të blera ndër vite nga themeluesi i Bisciones.

Ndërkaq, bëhet e ditur së fundmi se pesë fëmijët e Berlusconit kanë vendosur të shesin një pjesë të pronës që i përkiste të ndjerit i cili u nda nga jeta më 12 qershor 2023. Burime të sigurta për ANSA-n raportojnë se trashëgimtarët e Berlusconi-t kanë autorizuar shitjen e Villa Gernetto-d, një ndërtesë e shekullit të 18-të në Lesmo, në provincën e Monza dhe Brianza, ku i ndjeri Silvio Berlusconi donte të krijonte një universitet. Nga ana tjetër, familja nuk do të shesë vilën San Martino në Arcoro, afër Milanos, ku jetonte Berluskoni.

Silvio ndërroi jetë më 12 qershor në moshën 87 vjeçare pasi vuante nga leuçemia. Rezidenca që i përkiste të ndjerit mund të shndërrohet në një muze. Berlusconi bleu Villa San Martino, rezidencën e tij kryesore, në fillim të viteve 1970. Ky ishte vendi ku miliarderi organizoi takime intime biznesi dhe politike, si dhe disa nga festat famëkeqe të seksit. Një burim brenda partisë Forza Italia të politikanit konfirmoi zërat se Villa San Martino mund të shndërrohej në muze.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara