www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

Posted on December 11, 2023December 11, 2023 by User User1

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri konsideron se nuk mund të flitet për integrim ndëretnik në procesin arsimor derisa ka raste me të cilat nuk u lejohet nxënësve të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Duke komentuar rastet e fundit në lagjen Çashkë ku prindërit reaguan ndaj vendimit që të hapet paralele në gjuhën shqipe në shkollën fillore “Todor Janev”, Shaqiri theksoi se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët e prekura.

“Në këtë moment do doja të dërgoj një porosi, ajo është se nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsimin fillorë dhe të mesëm, sepse akoma kemi raste të caktuara si në Çashkë dhe Gazi Babë ku palë e caktuar nuk u lejon nxënësve të mësojnë në gjuhën e tyre amtare”, tha Shaqiri.

I pyetur nëse në periudhën parazgjedhore do të merren kompetencat e shkollave në komuna të cilat nuk janë nën pushtetin qendror, Shaqiri tha që politika të jetë sa më larg sistemit arsimor.

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara