www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndahen porositë Instagramit dhe Facebookut

Posted on December 11, 2023 by User User1

Përdoruesit e Instagramit nuk do të mund të dërgojnë më porosi në kontaktet e Facebook, sipas përditësimeve më të fundit në faqet e mbështetjes së Metës.

Kompania nga Menlo Park, pronare e të dyja rrjeteve sociale, ka deklaruar se funksionin e shkëmbimit të porosive mes këtyre dy platformave do ta çaktivizojë në mesin e muajit dhjetor, transmeton portali “Tech Crunch”.

Pas këtij ndryshimi, porositë ekzistuese midis dy platformave do të jenë vetëm për lexim dhe përdoruesit nuk do të mund të fillojnë biseda të reja.

Meta prezantoi për herë të parë porositë ndër-platformë në vitin 2020, dhe tani po e mbyll atë pa shumë bujë apo pa një shpjegim konkret. Akti i Tregjeve Digjitale i Bashkimit Evropian (DMA) kërkon që aplikacionet e mëdha të porosive të jenë të pajtueshme.

Lajmet e fundit…

  • Në emër të popullit, BURGIM I PËRJETSHËM për Naim Murselin!
  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara