www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 18,000 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

Posted on December 11, 2023December 11, 2023 by User User1

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamasi ka njoftuar se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës më 7 tetor.

Ministria e Shëndetësisë regjistroi 297 vdekje të tjera dhe më shumë se 550 lëndime gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria shtoi gjithashtu se gjithsej 49,500 njerëz janë plagosur që nga fillimi i konfliktit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Shifrat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe zyrtarët izraelitë thonë vazhdimisht se ata besojnë se numri është dukshëm më i ulët, duke akuzuar Hamasin për rritje të numrave.

Ndërkohë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka thënë se lufta në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit po ka një ndikim “katastrofik” në shëndet.

“Ndikimi i konfliktit në shëndet është katastrofik” dhe punonjësit e shëndetësisë “po bëjnë më të mirën në kushte të paimagjinueshme”, tha ai, në hapjen e një takimi të posaçëm të OBSH-së për kushtet sanitare në territoret palestineze.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara