www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kosovë: E rëndë, 18-vjeçari vdes në vendin e punës

Posted on December 11, 2023December 11, 2023 by User User1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nikadim të Ferizajt, ku një 18-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë kohës që ishte në orar të punës, në një fabrikë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se trupi i pa jetë i të riut është gjetur rreth orës 15:30 dhe është njoftuar menjëherë Qendra Emergjente.

“Sot, rreth orës 15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellë pa shenja jete,” ka deklaruar Veseli.

Policia ka arritur shpejt në vendngjarje për të hetuar rrethanat dhe ka mësuar se vdekja e të riut.

Dyshohet se vdekja e të riut ka ardhur për shkaqe natyrale, edhe pse detajet nga ngjarja nuk janë ende të plota.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara