www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vucic reagon pas arritjes së marrëveshjes mes KEDS’it dhe Elektrosever

Posted on December 10, 2023December 10, 2023 by User User1

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pasi KEDS dhe Elektrosever kanë nënshkruar kontratën për normalizimin e shpërndarjes dhe të furnizimit me energji elektrike në pjesën veriore të Kosovës

Vuçiq u shpreh i kënaqur me arritjen e kësaj marrëveshje, e cila sipas tij, do të shmangë që qytetarët në komunat veriore të mbesin pa energji.

“Ende jemi duke shikuar detajet, do të vijojë nënshkrimi i kontratës me popullatën, siç e dini rrymën e kanë paguar vetëm 11 për qind e veriut, jam i kënaqur që KEDS dhe Elektrosever kanë arritur marrëveshje dhe kështu shmanget çdo mundësi që popullata  në veri të jenë pa energji elektrike”, tha ai.

Presidenti serb theksoi se kjo është gjëja më e rëndësishme.

Qëllimi i kësaj marrëveshje sipas KEDS është normalizimi i shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike në komunat Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara