www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vrasja e Vanjës, Prokuroria: Të mos përhapen informacione të paverifikuara, dëmtojnë hetimin

Posted on December 10, 2023December 10, 2023 by User User1

Prokuroria Publike apelon që të mos përhapen informacione të paverifikuara që mund të dëmtojnë hetimin për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Për rrjedhën e hetimeve, nga Prokuroria bëjnë të ditur se janë në pritje të raportit të autopsisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Ende nuk është përgatitur dhe dorëzuar në Prokurori raporti i autopsisë. Nën hetim janë veprimet e të gjithë të përfshirëve, për të cilët mblidhen çdo ditë prova verbale dhe materiale dhe krahasohen me njëra-tjetrën”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.

Ndërkaq, opozita akuzon policinë për dështim në kërkimin e Pançe Zhezhovskit, i cili u raportua i zhdukur në Veles më 22 nëntor. Më pas me veturën e tij në Shkup është transportuar Vanja Gjorçevska. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, paraprakisht tha se vetura e viktimës nga Velesi për herë të parë është parë në Shkup në kamera përmes sistemit “Qyteti i sigurt” më 27 nëntor, përkatësisht ditën kur është zhdukur Vanja. Sipas VMRO-DPMNE-së, Spasovski ka gënjyer dhe vrasja e saj ka mundur të parandalohet.

“E pyesim ministrin Spasovski për disa ditë rresht dhe ai nuk pranon të përgjigjet për dështimin e dukshëm dhe fatal të MPB-së, pasojë e të cilit është rrëmbimi dhe vrasja e Vanjës. Publikisht e pyesim ministrin Spasovski- nëse automjeti është regjistruar në kamera para datës 27 nëntor, gjegjësisht më 24 nëntor në ora 6:30 në hyrje të Shkupit në afërsi të Maxharit?”, deklaroi Dragan Kovaçki – deputet i VMRO-DPMNE-së.

LSDM akuzoi VMRO-DPMNE-në se po e politizon rastin dhe po përpiqet t’i pengojë hetimet.

“Kovaçki është manipulues i njohur, disa herë i kapur duke përhapur lajme të rreme. E fundit ishte për Samitin e OSBE-së. Është e qartë se përpjekjet për manipulim, pengimi i hetimeve, nevoja e çoroditur për keqpërdorim të rastit të vdekjes së Vanjës janë për shkak të takimeve të Mickoskit me Palevskin, për të cilat Mickoski hesht disa ditë”, tha Darko Kaevski – deputet i LSDM-së.

Përderisa hetimet janë ende duke vazhduar, ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ditë më parë tha se ka kontakte joformale me autoritetet turke dhe pret që të mos vonohet ekstradimi i të dyshuarit kryesor për vrasjen, Lupço Palevski- Pallço. /Alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara