www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ndodh edhe kjo: Gjyqtari godet me thikë një futbollist gjatë një ndeshje në Argjentinë

Posted on December 10, 2023December 10, 2023 by User User1

Një gjyqtar raportohet se e ka goditur me thikë një futbollist gjatë një ndeshje të grupmoshave në Argjentinë, në një përleshje që bëri që lojtari të shkojë në spital me një mushkëri të shpuar.

Gjyqtari Remigio Armoa raportohet se është arrestuar pasi ka goditur me thikë një lojtar gjatë një ndeshje në provincën e Misiones.

Ky incident tragjik ka ndodhur pas një përleshjeje që ndodhi mes lojtarëve të të dyja ekipeve, duke përfshirë edhe gjyqtarin.

Viktima, i identifikuar si Kevin A. nga mediat lokale, pësoi një shpim në mushkëri si pasojë e këtij sulmi.

Sidoqoftë, falë ndërhyrjes në kohë të ekipit mjekësor ai tanimë është jashtë rrezikut për jetë. Imazhet e publikuara më vonë treguan atë duke vazhduar procesin e rikuperimit në spital, me një fashë në anën e majtë të gjoksit.

“Kevin është mrekullisht gjallë. Për familjen, është një moment mjaft delikat pasi ai është Messi i familjes. Ai është një djalosh që e ka dhuratë nga Zoti talentin për futboll”, ka thënë xhaxhai i tij.

Armoa u përpoq të ikte, por më vonë u kap nga policia lokale, e cila gjeti edhe thikën e përdorur gjatë kryerjes së aktit.

Aktualisht policia argjentinase po heton rastin, ndërkohë lojtari po vazhdon rikuperimin e tij nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor./Telegrafi/

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara