www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kirurgu estetik shqiptar tregon si burri solli gruan dhe dashnoren në klinikë njëkohësisht!

Posted on December 10, 2023December 10, 2023 by User User1

Skerdi Faria, doktori ndoshta më i njohur ne vend për ndërhyrjet estetike, ka qenë i ftuar tek “Top Albania Radio” ku ka folur për operacionet më të shpeshta që kërkohen në klinikën e tij.

“Në vend të parë është si gjithmonë operacioni i hundës, pastaj vijon me operacionet e gjoksit sepse janë disa lloje. Gocat e reja zakonisht bëjnë zmadhim gjoksi, “lifting” me ose pa proteza. Është një kategori tjetër ku femra bëjnë një ndërhyrje kirurgjikale, reduktim i gjoksit që shpesh e bëjnë jo vetëm për anën estetike por më tepër nga ana shëndetësore”, tha ai.

Gjithashtu doktori ka folur edhe për një rast të papritur pasi një burrë kishte sjellë edhe gruan edhe të dashurën për të bërë ndërhyrje estetike. Fillimisht Skerdin e kanë pyetur nëse vajzat shkojnë bashkë me partnerin dhe ai ua paguan ndërhyrjen:

Ndodh që në klinikë të vijë një zotëri, i dashuri, i fejuari, bashkëshorti dhe të paguajë për partneren? Pra nuk e marrin si ofendim?

Doktori: “Vijnë shpesh, sidomos gjatë verës nga jashtë. Emigrantët të cilët sjellin të dashurën ose të fejuarën i bëjnë dhuratë një ndërhyrje kirurgjikale. Ka qenë njëherë që në të njëjtën ditë një zotëri solli operoi dhe gruan dhe të dashurën. Ato ndodheshin në dy dhoma të ndryshme në repart, në fillim hyri tek njëra për ta parë, pastaj tek tjetra për ta përshëndetur.”

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara