www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Itali/ Vajza gjen mamanë e saj të vdekur brenda sëndukut në dhomën e gjumit, trupi ishte dekompozuar

Posted on December 10, 2023 by User User1

Trupi i pajetë i një gruaje që ishte dekompozuar është gjetur në një sënduk në dhomën e gjumit në banesën e saj në Caserta të Italisë

Trupi i pajetë i një gruaje që ishte dekompozuar është gjetur në një sënduk në dhomën e gjumit në banesën e saj në Caserta të Italisë. Trupi i 77 vjeçarjes u gjet nga e bija e cila e shokuar ka telefonuar policinë.

Prokuroria ka nisur hetimet ndërsa mësohet se e moshuara ka vdekur disa javë më parë.

Viktima quhej Concetta dhe jetonte në Mondragone të Italisë me një prej vajzave. Por trupin e saj e ka gjetur vajza tjetër që nuk jetonte me të.

Policia po merr në pyetje vajzën që jetonte me të moshuarën, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar autopsisë e cila do të përcaktojë  nëse e moshuara ka vdekur për shkaqe natyrale apo është vrarë.

Nga hetimet dyshohet se vdekja e të moshuarës mund të ketë ndodhur një muaj më parë.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara