www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A e tradhtoi Messi gruan e tij? Ish-i i Neymar publikon një bisedë komprometuese

Posted on December 10, 2023December 10, 2023 by User User1

Leo Messi në telashe. Sipas asaj që u zbulua në rrjetet sociale nga Fernanda Campos, modelja dhe ish-partnerja e Neymar, ylli argjentinas e ka tradhtuar bashkëshorten e tij Antonela Roccuzzo, me të cilën ka tre fëmijë. Brazilianja postoi një bisedë të supozuar në llogaritë e saj, në të cilën Messi i kërkonte një takim: “Ku mund të të takoj? A jeton në Brazil?”

Përgjigja e Campos: “Në Brazil ose privacy”, duke iu referuar në rastin e fundit platformës “OnlyFans”, ku shet përmbajtje për të rritur. Messi përgjigjet se nuk mund ta hapë atë platformë, pasi është për abonentët dhe pyet se ku jeton në Brazil.

Kohët e fundit është folur për një krizë mes Messit dhe gruas së tij, por çifti e ka mohuar këtë duke u treguar më të bashkuar se kurrë. Cfarë do të ndodhë tani? Për më tepër, Fernanda nuk është e panjohur për skandale të këtij lloji. E njëjta gjë ndodhi disa muaj më parë me Neymar.

Fernanda Campos, qershorin e kaluar zbuloi se kishte kaluar Shën Valentinin me Neymar në Sao Paulo. Edhe në atë rast ajo kishte publikuar “screen” e bisedës me futbollistin, i cili kishte nisur të flirtonte me të gjatë Botërorit të Katarit.

Neymar kishte pranuar tradhtinë ndaj partneres së tij Bruna Biancardi, me të cilën ishte në pritje të një vajze (e lindur më vonë në tetor). Ajo u nda nga ylli brazilian pak ditë më parë, pas një tjetër tradhtie. Me atë rast lojtari kishte shpërndarë një postim (kërkim faljeje) në Instagram, duke shpjeguar se kishte bërë “një gabim”.

Fernanda Campos është 35 vjeçe dhe modele braziliane. Ajo ka pozuar për disa fotosesione të nxehta dhe është shumë aktive në “OnlyFans”. Ajo është gjithashtu një ndikuese e njohur.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara