www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A e dini pse britanikët e shoqërojë çajin me qumësht?

Posted on December 10, 2023December 10, 2023 by User User1

Kur moti bëhet më i freskët, shumica e njerëzve i drejtohen pijeve të nxehta për të marrë më tepër ngrohtësi. Ndër pijet e preferuara padyshim është edhe çaji, për shkak të shumllojshmërisë së shijes dhe vlerave që fal për shëndetin. Një nga vendet që njihen për konsumin e lartë të çajit në botë është edhe Britania, ku kjo pije është rrënjosur thellë në traditë dhe mënyrën e jetesës. AgroWeb.org ju fton të mësoni më poshtë arsyen se përse Britanikët e përgatisin çajin me qumësht.

Pse britanikët e pinë çajin me qumësht?

Zakoni i tyre për të shtuar qumësht në çaj ka filluar që në shekullin e 18-të.

Në atë periudhë çaji ishte një pije e kushtueshme dhe duke qenë se gotat e disponueshme shpesh plaseshin nga nxehtësia e çajit, ata gjetën një zgjidhje!

Fillimisht hidhnin qumështin në një filxhan dhe më pas shtonin çaj.

Qumështi i ftohtë e ftoh çajin aq sa të mos thyhet gota dhe njëkohësisht pakëson hidhtësinë e tij.

Duke qenë tepër i vlefshëm, familjet që nuk mund të përballonin sasi të mëdha të çajit shtonin një sasi më të madhe qumështi, ndërsa familjet e pasura prireshin të bënin të kundërtën.

Nëse po mendoni të provoni këtë variant të çajit, duhet të dini se fillimisht hidhet qumështi në gotë e më pas çaji. Kështu shija do të jetë me e mirë për shkak se qumështi duke arritur temperaturën e çajit, shpërndan shijen në mënyrë të barabartë.

Dhe nëse i shtoni çajit qumësht, ju do të ftohni çajin dhe mund ai të mos ketë shije aq të mirë.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara