www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 17,700 palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës!

Posted on December 9, 2023 by User User1

Ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamas pretendon se rreth 18,000 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas pas sulmeve të 7 tetorit.

Ministria raportoi se 17,700 kanë vdekur dhe 48,780 janë plagosur pas sulmeve ajrore izraelite e operacioneve tokësore të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit brenda enklavës.

Numrat nuk janë verifikuar dhe zyrtarët izraelitë kanë thënë vazhdimisht se besojnë se kjo shifër është shumë më e ulët, duke pretenduar se Hamasi po i fryn vlerësimet e ministrisë.

Policia Metropolitane deklaroi se ka arrestuar një person të dytë për mbajtjen e një pankarte fyese gjatë protestave pro-palestineze në Londër.

Marshimi filloi në Bank Junction në mesditën e sotme dhe përfundoi në Sheshin e Parlamentit, me një zonë përjashtimi që ndalon çdo protestues të mblidhet rreth ambasadës izraelite.

“Pjesa e përparme e marshimit pro-palestinez ka arritur tashmë në sheshin e Parlamentit ku do të mbahen fjalime. Një arrestim i mëtejshëm është bërë për një pankartë fyese. Janë krijuar kushte të tjera”, njoftuan uniformat blu.

Më parë, një burrë u arrestua pasi u identifikua me një pankartë që bën krahasime midis Izraelit dhe Gjermanisë naziste.Fushata e Solidaritetit të Palestinës deklaroi se ata vlerësojnë se mbi 100,000 njerëz morën pjesë në marshimin e sotëm, ndërsa Policia Met e vendos këtë numër afër 40,000.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara