www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Bagdad!

Posted on December 8, 2023December 8, 2023 by User User1

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin iraken Bagdad u sulmua me breshëri raketash  mëngjesin e sotëm, por raportohet se nuk kanë shkaktuar të lënduar e viktima. Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i selisë diplomatike të Uashingtonit.

Besohet që sulmi të jetë kryer nga militantët e lidhur me Iranin në Irak, bëri të ditur zëdhënësi. Asnjë grup nuk e ka marrë menjëherë përgjegjësinë e sulmeve, siç raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ky ishte sulmi i parë me raketa kundër ambasadës, që nga koha kur një rrjet i përbërë nga grupe militante të myslimanëve shiitë, të lidhura me Iranin, nisën goditje kundër forcave amerikane në bazat e tyre ushtarake në Irak e në Sirinë fqinje, në mesin e muajit të kaluar.

Më shumë se 70 sulme të tilla, grupet e armatosura, të cilat operojnë nën flamurin e Rezistencës Islamike në Irak, i kanë lidhur me mbështetjen e Uashingtonit për Izraelin, në luftën shkatërruese në Gaza kundër Hamasit. Zëdhënësi i ambasadës amerikane doli me një apel:

Siç kemi vepruar më parë në disa raste, ne i bëjmë përsëri thirrje Qeverisë së Irakut, që të bëjë gjithçka që mundet për të mbrojtur personelin, si dhe objektet e partnerëve diplomatikë e të koalicionit.

Shpërthimet u dëgjuan në afërsi të ambasadës, në qendër të kryeqytetit të Irakut, rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Po ashtu, u aktivizuan sirenat e alarmit që njerëzit të gjenin e strehoheshin në vende të sigurta, referuar videove nga vendi i ngjarjes, të publikuara gjerësisht në rrjetet sociale.

Përveç stafit diplomatik në Irak, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë edhe rreth 2 mijë e 500 trupa në këtë vend të Gjirit Persik, në një mision për të cilin thonë se ka për synim të këshillojë e të ndihmojë forcat vendase, që po përpiqen të parandalojnë një ringjallje të grupit Shteti Islamik, i cili në vitin 2014 mori nën kontroll pjesë të mëdha të Irakut e të Sirisë, para se të mposhtej. Zëdhënësi i ambasadës shtoi:

Ne përsërisim qëndrimin tonë se kemi të drejtë që të vetëmbrohemi e të mbrojmë personelin tonë kudo në botë!

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara