www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkupjani drejton armën ndaj tre personave dhe gjuan në ajër

Posted on December 8, 2023December 8, 2023 by User User1

Prokuroria e Shkupit ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 33-vjeçarit nga Shkupi, i cili në veturën e tij Audi Q5 në mënyrë të paligjshme ka mbajtur armë zjarri, një pistoletë AG-9 dhe dy korniza me gjithsej 30 fishekë.

Zyrtarët policorë kanë kontrolluar veturën dhe kanë gjetur armën, pasi më herët atë ditë i dyshuari ia ka drejtuar armën tre personave dhe ka gjuajtur një plumb në ajër para ndërtesës ku ai banon dhe njërin nga personat e ka goditur me shuplakë në fytyrë.
“Është filluar hetimi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe ndaj të dyshuarit do të zhvillohet procedim i shkurtuar për veprën penale-Dhunë nga neni 386 i Kodit Penal”, kanë thënë nga Prokuroria.

Prokurori publik gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup i ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara