www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Posted on December 8, 2023 by User User1

LSDM do të duhet të analizojë nëse në zgjedhjet parlamentare do të shkojë me lista të përbashkëta me BDI-në edhe pse paraprakisht u paralajmërua se edhe kjo zgjidhje nuk përjashtohet. Kryeministri Kovaçevski në intervistën e djeshme 360 gradë, tha se tani është shumë e vështirë që të jepet përgjigje nëse ky opsion është i pranueshëm, megjithatë shtoi se i njëjti nuk përjashtohet.

“Ky debat është objekt i analizës, megjithatë duhet bërë analiza të mira në aspekt të studimeve empirike, se çka do të thoshte kjo. E dyta, në lidhje me harmonizimin e programeve, të vlerave, dhe në lidhje me harmonizimin e ofertës së kuadrove në një situatë të tillë. Unë nuk i hedh poshtë opsionet, megjithatë, ato duhet të analizohen”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski për veten e tij konfirmoi se do të jetë bartësi i njësisë së parë zgjedhore dhe u shpreh i bindur se në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, LSDM me koalicionin do të ketë fitore të sigurt dhe se ai përsëri do të jetë kryeministër. Aludoi se pas zgjedhjeve do ta kenë shumicën e nevojshme me të cilën bashkë me partnerët e tjerë të koalicionit do të sigurojnë 80 votat e nevojshme për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

“Në zgjedhjet parlamentare më 8 maj dhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, fitues do të jetë presidenti i propozuar nga LSDM-ja dhe koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja dhe unë përsëri do të jem mandatar. Do të kemi president dhe qeveri me çka Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtare e plotfuqishme e BE-së”, shtoi Kovaçevski.

Njëjtë si Kovaçevski, edhe Mickoski është i bindur në fitore. Në intervistë për Shenja tha se do të fitojnë në zgjedhjet parlamentare dhe në ato presidencialet me dallim të madh votash.

“VMRO-DPMNE me vetëbesim po hyn bashkë me koalicionin dhe se do t’i fitojnë zgjedhjet presidenciale. Ne nuk futemi në defensivë, ne futemi në ofensivë dhe jemi të sigurt në fitoren tonë. Jemi të bindur, në atë fitore tonë dhe unë jam i sigurt se VMRO-DPMNDE bashkë me koalicionin do të shënojë rezultat historik por kjo do të thosha se është pjesa më e lehtë e detyrës. Sqaroi Hristijan Mickoski”, kryetar i VMRO-DPMNE- së.

Kovaçevski tha se presidenti aktual Stevo Pendarovski është profili i kandidatit të ardhshëm të LSDM-së për president, i cili, siç shtoi duhet të angazhohet për integrimin europian të vendit, i plotëson kërkesat e qytetarëve dhe ka vizion për anëtarësimin në BE. Micksoki si profil të kandidatit të ardhshëm nuk e përmendi eurointegrimin, por thotë se ai duhet të jetë njeri me integritet, i cili do të unifikojë, patriot dhe dikush që është më ndryshe nga presidenti aktual Stevo Pendarovski./TV21

Lajmet e fundit…

  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara