
A jeni i mirë në biseda dhe në flirtime ? nëse po, atëherë ju keni atë që tinejxherët e quajnë “rizz”,
Kjo fjalë është shpalluar si fjala e vitit nga Oxfordi dhe është një fjalë e internetit e cila përdoret nga të rinjët për të simbolizuar sharmin apo paraqitjen romantike të një personi.
Kjo fjalë ishte së bashku me 8 tjera në një listë të përpiluar për të analizuar fjalët që u përdorën më shumë në vitin 2023.
Në fund publiku zgjodhi këtë fjalë dhe leksikografët e Oxfordit morrën vendimin final.
Megjithatë nëse nuk i përkisni asaj që quhet “Generation Z” kjo fjalë mund të mos ket kuptim për ju mirëpo në TikTok është përdorur me miliona herë,raporton BBC.
Sipas Oxford University Press e cila publikon Oxford English Dictionary kjo fjalë definon stilin, sharmin, atraktivitetit dhe aftësinë për të tërhequr një partner romantik.
Termi besohet se është shkurtesë e fjalës “karizmë”.
