www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ekskluzive: Policia bastis shtëpinë e Princ Dobroshit në Pejë, bosit të drogës që njihet si ‘Peshkaqeni’

Posted on December 7, 2023December 7, 2023 by User User1

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, ka kryer sot një aksion policor në qytetin e Pejës, ku është bastisur një shtëpi, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se cak i bastisjes ishte shtëpia e Princ Dobroshit, i njohur me nofkën ‘Peshkaqeni’, i cili për vite me radhë njihej si bosi i mafias shqiptare të drogës në Norvegji e Çeki.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se në aksion kanë asistuar edhe Policia e Gjermanisë, teksa në shtëpinë e ‘Peshkaqenit’ janë sekuestruar një veturë dhe disa pajisje teknologjike.

Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, Princ Dobroshi, i kërkuar nga disa shtete evropiane dhe i dënuar nga Gjermania me 15 vite burg, prej 1 jave ndodhet në burgjet shqiptare.

Dobroshi është vënë në pranga mbrëmjen e 22 nëntorit në Tiranë dhe është lënë në masën e sigurisë 40 ditë paraburgim, por nga ana e autoriteteve nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar.

Kush është Princ Dobroshi?

Princ Dobroshi njihet ndërkombëtarisht si njëri nga personat me veprimtari të dyshuar kriminale.

Dobroshi ishte dënuar për përfshirje në trafikun e drogës, saktësisht heroinës. Për këtë dhe vepra të tjera Dobroshit i ishte ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Evropian.

Ai ishte larguar nga Kosova në vitin 1988. Fillimisht kishte shkuar në Gjermani, ku ishte marrë me biznesin e kazinove. Pas Gjermanisë ai kishte shkuar në Norvegji.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara