www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zhduket një grua në Viti, burri njofton Policinë: Po e priste një veturë në rrugë

Posted on December 6, 2023December 6, 2023 by User User1

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një burrë në Viti, i cili ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di gjë për fatin e saj.

Media mëson se 33-vjeçari ka deklaruar se bashkëshortja ka dalë nga shtëpia të hënën dhe sipas tij, dyshohet se një veturë e ka pritur në rrugë. Ai ka pritur që gjatë kësaj kohe do të marrë informacione për vendndodhjen e 24-vjeçares, mirëpo e njëjta s’është lajmëruar më.

Denoncimi i bashkëshortit ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e gruas dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara