www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

60 palestinezë të arrestuar në Bregun Perëndimor nga Forcat izraelite

Posted on December 6, 2023December 6, 2023 by User User1

Forcat izraelite arrestuan 60 palestinezë gjatë bastisjeve që kryen në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Komiteti për Çështjet e të Burgosurve Palestinezë i lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës bënë një deklaratë të përbashkët me shkrim për këtë çështje.

Në deklaratë thuhet se forcat izraelite kryen bastisje gjatë natës dhe orëve të mëngjesit në adresa të ndryshme në Bregun Perëndimor dhe arrestuan 60 palestinezë.

Bëhet e ditur se 30 nga të arrestuarit janë nga qyteti Jenin në veri të Bregut Perëndimor, se gjatë bastisjeve të arrestuarit dhe të afërmit e tyre janë përballur me goditje dhe kërcënime, ndërsa janë dëmtuar dhe shkatërruar shtëpitë e tyre.

Ka arritur në 3.640 numri i palestinezëve të arrestuar që nga 7 tetori në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor nën pushtim.

Që nga 7 tetori, kur forcat izraelite filluan sulmet e tyre ndaj Gazës, tërheq vëmendjen se ka patur rritje të ndalimeve dhe bastisjeve ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara