www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zyrtare/ Eros Grezda largohet nga Partizani pas pesë muajsh

Posted on December 5, 2023December 5, 2023 by User User1

Eros Grezda dhe Partizani kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me konsensus.

Eros Grezda dhe Partizani kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin me konsensus. Kështu, sulmuesi anësor që u afrua me bujë në korrikun e 2023 largohet nga kampionët në fuqi të Shqipërisë pas vetëm pesë muajve.

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe”, njofton klubi i kuq.

I afruar me bujë në verë, Grezda la Zalaegerszeg në Hungari dhe u bashkua falas me “Demat e Kuq”. Vetëm nëntë ndeshje dhe 359 minuta për Grezdën në Superligë, që duket se largohet nga Partizani i kushtëzuar nga një dëmtim.

Lajmet e fundit…

  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara